MENU
klinika

Flet ish diplomati

Minarolli: Me Greqinë asnjë marrëveshje pa hequr ligjin e luftës

05.11.2018 - 16:11

Vili Minarolli, tashmë i shkëputur nga jeta politike dhe ajo diplomatike, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar publicistikës përmes romanit “Trafikantët”, paralajmëroi dy vite më parë “Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para”.  

Minarolli shprehet kritik për situatën në vend, teksa thotë se i ka njohur ata që erdhën në pushtet përmes vjedhjes së votës me paratë e krimit. Ish-drejtuesi i lartë i PD-së vlerëson aksionin e opozitës për shkëputjen e lidhjeve të krimit me politikën, por lidershipit të saj i kujton se jo revoltat, por vota e lirë e ndryshon qeverisjen.

Kreun e PD-së Lulzim Basha e quan lider vizionar, por sipas tij ka nevojë për përvojën dhe këshillat e Sali Berishës.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi tregon edhe për marrëdhëniet aktuale të Shqipërisë me Greqinë, teksa këshillon qeverinë shqiptare se nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje me Athinën sa kohë Greqia mban të bllokuar ligjin absurd të luftës.