MENU
klinika

Deklarata

Ministri plotësues grek: Zgjerojmë ZEE-në në detin Jon

25.11.2018 - 15:21

Ministri plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos është përgjigjur ndaj një pyetjeje se çfarë do të bëjë Athina për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon.

Në një intervistë të orëve të fundit, ai ka thënë se, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Tsipras, pas informimit edhe të partive të tjera greke dhe një dialogu publik thelbësor, se Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit.

Deklarata e sotme e ministrit plotësues të Jashtëm të Greqisë vjen të vërtetojë faktin se, kreu i qeverisë Alexis Tsipras ndryshoi strategjinë në këtë çështje madhore, duke çuar më parë vendimin për diskutim në Parlament dhe më pas në konsultime me presidentin e vendit, nga i cili duhet edhe të kalojë për nënshkrim dekreti në fjalë.

Vendimi për zgjerimin e territorit detar në Jon dhe Egje, nga Athina, ishte deklaruar fillimisht nga ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit të tij pas dorëheqjes, e kishte ngjallur reagime brenda dhe jashtë vendit.