MENU
klinika

Deklarata për njohjen

Ministria e Jashtme e Kosovës reagon ndaj Daçiçit

04.11.2018 - 12:05

Deklaratat e zyrtarëve serb se Grenada e ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, diplomatët kosovarë po i quajnë gënjeshtra.

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli ka deklaruar se kjo është vetëm një gënjeshtër e radhës dhe se sipas MPJ-së, autoritetet nga Grenada asnjëherë nuk kanë deklaruar se do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Haxholli ka thënë se këtë punë, zyrtarët serb po e bëjnë si pasojë e krizës së politikanëve serb.

Është vetëm gënjeshtra e radhës si rezultat i krizës së politikaneve serb. Me Granaden kemi marrëdhënie diplomatike dhe relacione të mira ndërshtetërore”, ka deklaruar Haxholli.

Ndërkohë, diplomatët serb sot kanë deklaruar se edhe një shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, bëhet fjalë për Grenadën. Vend ky i cili sipas Daçiqit është i nënti që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me kongresmenin Poe

Vuçiç kërkon kompromis për Kosovën