MENU
klinika

“Miss Grand International”

Miss-i që humbi ndjenjat, modelja shqiptarja: Ishte e sajuar

07.11.2018 - 17:03

<strong>Pak ditë më parë, bukuroshja nga Paraguai Clara Sows rrëmbeu kurorën e vajzës më të bukur në “Miss Grand International”, por ajo që bëri xhiron e botës ishte video kur fituesja u rrëzua në skenë duke humbur ndjenjat pasi dëgjoi emrin e saj.

Por në këtë event bukurie mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me modelen Klaudia Kalia, e cila ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera, ajo rrëfeu edhe momentin e ndarjes së çmimit.

Klaudia tregoi se e gjitha ishte një inskenim dhe modelja nga Paraguai nuk i humbi ndjenjat.

Madje, ajo thotë se ka dhe një moment në video kur Clara Sows rregullon pozicionin e këmbës për të pozuar. Ndërkohë supozohej që ishte e shtrirë në skenë, pasi i ra të fikët!

Modelja shqiptare, Klaudia Kalia u rendit mes 10 femrave më të bukura në “Miss Grand International”.