MENU
klinika

Mësoni sa paguhen

30.11.2018 - 21:45

Rivista prestigjioze “Forbes”, e cila njihet për publikimin e listave të personave më të pasur në botë në profesione të ndryshme, këtë herë ka publikuar listën e moderatorëve më të paguar në të gjithë botën.

147 milionë dollarë ka fituar vetëm gjatë një viti moderatorja Judge Judy Sheindlin, e cila moderon “Judge Judy show”.

E dyta në këtë renditje është Ellen Degeneres, e cila ka fituar 87 milionë e 500 mijë dollarë.

Vendi i tretë në listë shkon për Dr, Phil i cili ka fituar plot 77,500,000 dollarë. Ndërsa dy të fundit janë Ryan Seacrest dhe Steve Harvey.