MENU
klinika

“Po plaket!”

Monica ka ditëlindjen, Cana befason me mesazhin

09.11.2018 - 11:52

Që prej tërheqjes nga futbolli aktiv, kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana është bërë tepër aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë për mijëra ndjekësit e tij momentet më të bukura nga jeta.

Por, përveç jetës së një sportisti, ai ka edhe një jetë private dhe plot hare që e ruan me xhelozi të madhe. Ai është martuar vite më parë me bukuroshen italiane, Monica, e cila ka një arsye më tepër sot për të qenë e lumtur. Biondina, sot ka mbushur 31 vjet dhe normalisht që nuk ka munguar edhe urimi i bashkëshortit 35-vjeçar.

Loriku ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shihet në krah të bukuroshes dhe me këtë rast ka lënë një mesazh të papritur. “Po plaket!!!” ka shkruar Loriku në imazhin e publikuar në rrjetet sociale teksa ka bashkangjitur edhe një emoji të një ëmbëlsire.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN