MENU
klinika

Shqetësuese!

Mund të pësosh infarkt nga menopauza

11.11.2018 - 15:18

Me fjalën menopauzë kuptojmë ndalimin e menstruacioneve (periodave). Është një gjendje që e kalojnë të gjitha gratë.

Ajo fillon pas menstruacioneve të fundit, ose siç quhet ndryshe “menstruacioni i lamtumirës”, që ndodh rreth moshës 45-50 vjeç.

Megjithatë, ka pasur edhe raste të veçanta që ndalimi i periodave ndodh në moshën 38 vjeç, por edhe në moshën 55 vjeç, pra nuk mund të përcaktohet një moshë e saktë. Në këtë moshë ndalon prodhimi i hormoneve femërore nga vezoret e gruas.

Është i njohur fakti se hormonet femërore nën nxitjen e hormoneve të tjera në periudhën që gruaja është pjellore dhe trupi i saj përgatitet në mënyrë ciklike (mujore) për të pritur shtatzëninë, por në mungesë të shtatzënisë vijnë menstruacionet.

Le të ndalemi në disa veçori karakteristike: te gratë 45-50 vjeç vërehen një sërë ndryshimesh, të cilat sjellin atë gjendje që quhet “klimaksi”, që përfshin tre periudha ose faza, që janë:

Paramenopauza;

Menopauza;

Pasmenopauza.

Secila periudhë ka veçoritë e veta.

Paramenopauza fillon me çrregullime të ciklit menstruacional. Ato mund të vijnë më shpesh ose më rrallë, si sasi mund të jetë më e shtuar ose më e pakësuar dhe kanë çrregullime të tyre që vijnë me ndërprerje. Gratë mund të kenë ndryshim të humorit, nervozizëm, lodhje të shpejtë, afshe të nxehta etj.

Menopauza ndodh me ndalimin e prodhimit të hormoneve femërore dhe humbjen e aftësisë pjellore të gruas. Fillon shtimi i një sërë ndryshimeve, pothuajse në mënyrë të njëllojtë prekin të gjitha organet, konkretisht aparatin urogjenital.

Hollimi dhe tharja e mukozës vaginale dhe djegie në vaginë, pakësim i kënaqësive seksuale, mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale nga pakësimi i lubrifikimit të vaginës, shtim të afsheve të nxehta, të cilat zakonisht nuk shoqërohen me rritje të temperaturës së trupit, atrafi e sferës urogjenitale, që shoqërohet me sekrecione të shumta vaginale, urinim i shpeshtë nga pak, shumë herë mund të ketë urinim natën, nuk e mban dot urinën dhe gjeg gjatë urinimit.

Ka të kruajtura të lëkurës, skuqje dhe tharje të saj, rënie flokësh, djersitje të shpeshta dhe të shumta nga zgjerimi i përkohshëm i enëve të gjakut, dhimbje në zemër dhe në zonën e saj rrahje të forta e të shpeshta, në disa raste mund të pësojnë edhe infarkte.

Ka dhimbje kyçesh, të muskujve, dhimbje koke, të syve, dobësim të përgjithshëm, marrje mendsh. Tendencë për edemë, pakësim të humorit, ulje të vëllimit të gjoksit, pagjumësi, depresion, çrregullim i kujtesës, mpirje e duarve dhe e këmbëve, ankth, paqëndrueshmëri emocionale, rrahje të shpeshta të zemrës etj.

Afshet e nxehta shoqërohen me skuqje të fytyrës dhe shfaqen më tepër natën në gjendje stresi.

Gjatë pasmenopauzës gratë kanë dobësim kockor deri në thyerje të kockave. Gratë në këtë periudhë do të kenë rritje të tensionit të gjakut, shqetësim më të theksuar në zemër, rritje në peshë.

Sa më shpejt fillon menopauza aq më i madh është rreziku i osteoporozës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Dritan Subashi, Obstetër Gjinekolog

Vdekja/ Je në menopauzë? Do përlotesh pas kësaj…


Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?