MENU
klinika

Kuçovë

Mungesa e urës detyron banorët të ecin me orë të tëra

22.11.2018 - 14:26

Mungesa e një ure ka bërë që prëj vitesh banorët e më shumë se 7 fshatra të njësisë administrative Lumas që përfshihen në Bashkinë e Kuçovës të vuajnë ecjet e gjata së paku një orë, që të dalin në anën tjetër për të blerë gjërat bazike apo ilaçe.

Dy përrenjtë Sineci dhe Belesova, gjatë stinës së reshjeve sjellin probleme në këtë zonë, duke përmbytur toka e banesa, por edhe duke lënë të izoluar banorët e këtyre 7 fshatrave.

Fshatrat Koritëz, Belesovë, Vodës, Sinec, Lumas, Pëllumbas dhe Sheqëz mbeten të izoluar, sepse nuk ka një urë që t’i lidhë me njëra-tjetrën. Banorët ankohen se kanë vite që kërkojnë një zgjidhje, pasi sa herë ka reshje lumenjtë pushtojnë zonën.

Fshati Lumas, dikur komunë, është qendër administrative ku ndodhen institucionet më të rëndësishme për krejt zonën. Qemal Doko, banor i fshatit Krekëz, duhet të ecë një orë e gjysmë në këmbë për të marrë ilaçet në farmacinë e Lumasit.

Por, nga reshjet e ditëve të fundit e kanë pësuar edhe fermerët, të mbjellat e të cilëve janë rrëmbyer nga prurjet e ujit. Edhe nxënësit gjithashtu kanë mbetur të izoluar në anën tjetër të rrugës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN