Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk është më numri 1 në botë në tenisin e meshkujve. Nga dita e sotme, tenisti serb Novak Djokovic është zyrtarisht “numri 1” në botë për meshkuj, pozicion ku rikthehet pas dy vitesh.
Djokovic e nisi viti 2018 në vendin e 22-të pas problemeve të shumta që pati me dëmtimet, por tashmë ai mund të ndihet krenar, pasi rikthehet sërish në majë.
Dalja në finalen e turneun Masters të Parisit dhe mospjesëmarrja në këtë aktivitet i Rafael Nadal i dha matematikisht kreun e renditjes tenistit serb, që bën rokadë pikërisht me rivalin spanjoll, tashmë i dyti.
Ndërsa në vendin e tretë qëndron tenisti zviceran Roger Federer. Asnjë ndryshim te femra, ku në krye konfirmohet tenistja rumune Simona Halep, që do ta mbyllë 2018-ën si “numri 1” në botë, duke lënë pas gjermanen Angelique Kerber dhe danezen Caroline Ëozniacki.
Renditja, “top-5” meshkuj
1-Novak Djokovic, 8.045 pikë
2-Rafael Nadal, 7.480 pikë
3-Roger Federer, 6.020 pikë
4-Juan Martin del Potro, 5.280 pikë
5-Alexander Zverev, 5.085 pikë
Renditja, “top-5” femra
1-Simona Halep, 6.921 pikë
2-Angelique Kerber, 5.875 pikë
3-Caroline Wozniacki, 5.586 pikë
4-Elina Svitolina, 5.350 pikë
5-Naomi Osaka, 5.115 pikë