Muzika në zi! Këngëtari i mirënjohur i muzikës “country” ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Roy Clark i cili ishte 85-vjeç dhe vuante nga pneumonia dhe sipas mjekëve kjo ishte arsyeja që ai ndërroi jetë.
Sikurse është mësuar nga mediat ndërkombëtare, ai ka dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mjekëve, Clark vuante nga pneumonia dhe ishte pikërisht kjo sëmundje shkaku kryesor për vdekjes së tij në moshën 85-vjeçare.
Që nga mosha 14-vjeçare Clark ka performuar si këngëtar dhe ishte një nga artistët e parë, që vendosi hitet e tij në të dyja listat e pop dhe country. Roy njihej edhe si muzikat luajti, pasi luante në kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë dhe shumë instrumente të tjera.