14.11.2018 - 09:01
Policia e Cërrikut ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në pranga kanë rënë Olsi Hysa, 28 vjeç dhe Ali Jahja, 27 vjeç.
Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.