MENU
klinika

Ka arsye...

Ndryshimi drastik i Monica Bellucci-t

15.11.2018 - 19:25

Aktorja dhe modelja e famshme italiane, Monica Bellucci surprizoi fansat me një foto të saj. Zeshkania “përcëlluese”, siç jemi mësuar që ta shikojmë një nga femrat më të bukura të kohës tonë, është bërë bionde.

Ndoshta ky ndryshim i madh, i cili ka bërë që shumë persona të mos e njohin me pamjen e re, nuk ka qenë edhe aq dëshirë e aktores.

Ky transformim i 54-vjeçares u bë për shkak të rolit të saj në serialin televiziv francez me titull ‘Call my agent’.


Në këtë serial, aktorja ka një ndër rolet kryesore dhe si gjithmonë ajo pritet të shkëlqejë në të.