MENU
klinika

Angioplastika transluminale e koronareve

Ju bllokohen enët e zemrës? Bëni kateterizim kardiak!

07.11.2018 - 15:15

Kateteret përdoren edhe për të trajtuar bllokimin e arterieve koronare nëpërmjet një procedure që quhet angioplastika transluminale e arterieve koronare ose në termin origjinal “Percutaneous Transluminal Coronary Angioplasty” (PTCA).

Miliona pacientë i nënshtrohen kësaj procedure në botë çdo vit. Kateteri i përdorur për angioplastikën transluminale të arterieve koronare është i pajisur në majën e tij me ballon shumë të vogël në formën e salçiçes i cili mund të futet në arterien koronare dhe më pas të kalojë edhe obstruksionin në këtë enë gjaku.

Pasi vendoset në lokalizimin e duhur, pra në segmentin e bllokuar, balloni fryhet, duke shtypur pllakën aterosklerotike kundrejt murit të arteries koronare. Balloni mund të fryhet për disa herë me radhë deri sa të merret rezultati i kërkuar.

Procedura e angioplastikës transluminale të arterieve koronare u zhvillua për herë të parë nga Dr. Andreas R. Gruentzig në Univeristetin e Zurich në Zvicër, megjithëse kateteret me ballonë ishin përdorur më parë për të trajtuar bllokimet dhe obstruksionet e arterieve të këmbëve.

Gruentzig i zvogëloi dimensionet e katetereve aktuale në mënyrë që ata të përdoreshin për arteriet koronare. Kjo procedurë për herë të parë tek njeriu u aplikua në mënyrë të suksesshme në vitin 1977. Që atëherë kjo procedure evoluoi në mënyrë të konsiderueshme.

Megjithëse shumica e procedurave të angioplastikës transluminale të arterieve koronare janë të suksesshme, jo të gjitha obstruksionet e arterieve koronare mund të trajtohen.

Kardiologët normalisht nuk tentojnë për të zhbllokuar trunkun kryesor të arteries së majtë koronare. Ekziston një rrezik gjatë kësaj procedure, që pjesëza të materialit aterosklerotik të pllakës së trajtuar të zhvendosen dhe të mund të bllokojnë degë kryesore të arterieve koronare, duke dhënë një atak kardiak akut, ndonjëherë edhe me pasoja fatale.

Në rastet, kur ndonjë prej arterieve koronare është totalisht e bllokuar, kateteri nuk është i aftë të kalojë segmentin e bllokuar. Edhe në këtë rast, procedurat e dilatimit me ballon nuk duhen tentuar.

Afërsisht 5% të arterieve koronare të dilatuara me kateteret me ballon mbyllen përpara se pacienti të dalë nga spitali. Një fenomen i tillë mund të trajtohet edhe me një angioplastika transluminale e arterieve koronare tjetër.

Në raste të tjera, pacienti mund të dërgohet në sallën e operacionit ku kardiokirurgu do të kryejë procedurën e bypasit aorto-koronar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë