MENU
klinika

Mëso si përgatitet kura!

Nëse ju dhembin veshkat, dardha ju shëron!

23.11.2018 - 09:52

Frutat e dardhës mund të përdoren në gjendje të freskët, të ruajtura në frigorifer, të përpunuara në formë marmalade, konservë, komposto, të thara etj.

Përmbajnë kripëra minerale të kaliumit, kalciumit, manganit, fosforit, hekurit, sheqerna 4-5% vitamin C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj.

Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë lehtë zorrët dhe japin energji. Në sajë të përmbajtjes së hekurit, dardhat kanë gjetur një përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë popullore.

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe vepron mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Pastrimi i veshkave dhe rrugëve urinare

Rreth 40-50 gr cipa dardhash dhe 250 ml ujë, zihen për 20 minuta dhe lëngu I përftuar pihet I ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.

Ulja e temperaturës

Çaji i lëvoreve të dardhës përgatitet me 15-20 gr lëvore të thara (ose 60-70 gr lëvore të njoma), të cilat hidhen në 250 ml ujë dhe ziejnë për gjysëm ore. Çaji pihet njëherësh, i vakët. Përdoret gjithashtu për lavazhe të ndryshme, në sajë të vetive të tij antiseptike.

Helmimet nga kërpudhat

Marrim 20-30 gr gjethe ose lëvore të grirë të dardhës dhe në to fusim gjysmë litri ujë. Kjo përftesë zihet dhe më pas pihet në formë çaji, çka bën lavazh të plotë të stomakut.

Gurët në veshka dhe në fshikëzën urinare

Merren 10 gr gjethe të reja të dardhës dhe ziehen në 100 ml ujë të valuar. Ena mbulohet për 10 minuta, pastaj kullohet. Kjo përgatitje konsumohet në formë çaji, 3 herë në ditë, nga 1 gotë para ushqimit. Veprimi i këtij çaji bëhet edhe më efikas nëse i shtohen lëvoret e thara të mollës.

Frutat dhe gjethet e dardhës shërbejnë edhe në forcimin e zemrës apo në rregullimin e presionit të gjakut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çlodh zemrën dhe muskujt

Ke probleme me zemrën? Konsumo banane!