Pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë me pasojë shumë të plagosur në qytetin e Elbasanit.
Ky incident mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Në aksident janë përfshirë dy automjete nga ku raportohet paraprakisht se ka mbetur një shtetas i plagosur rëndë.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”