MENU
klinika

Fokusi tek reformat

Ngritja e KLP e KLGJ/ Gjonaj takon Fleckenstein dhe Sorecan

08.11.2018 - 14:05

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj është takuar sot me Raportuesin për Shqipërinë në në Parlamentin Europian, eurodeputetin Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjonaj e konsideroi një takim të frytshëm dhe të fokusuar tek reformat si ngritja e institucioneve të reja në drejtësi, KLP dhe KLGJ, lufta kundër korrupsionit, reforma në sistemin penitenciar, reforma e pronës dhe masat e reja për forcimin e sigurisë së brendshme.

Duke u ndalur tek rezultatet e reformës në drejtësi, Gjonaj e njohu të dërguarin e PE me ecurinë e procesit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, për të cilat tha se “pritet të përfundojnë shumë shpejt”.

etilda-gjonaj-konica.al
etilda-gjonaj-konica.al

Nga ana e tij Raportuesi i PE, Knut Fleckenstein vlerësoi përpjekjet e mëdha që janë bërë jo vetëm në Reformën në Drejtësi por edhe në proceset e tjera si lufta kundër korrupsionit, reforma e tokës dhe sistemin penitenciar.

Ai kërkoi të vazhdohej në rrugën e nisur duke përshpejtuar proceset dhe shprehu gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformave shtetformuese.

Përsa i përket masave në luftën kundër korrupsionit, ministrja Gjonaj ka theksuar se mekanizmi i ngritur nga qeveria po funksionon me efikasitet të plotë, duke evidentuar dhe ndëshkuar një numër të konsiderueshëm drejtuesish dhe nëpunësish të administrates.

Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim edhe me institucionet e tjetra ligjzbatuese ka dërguar në prokurori për ndjekje penale 35 zyrtarë të lartë, ndërkohë që janë marrë rreth 400 masa të tjera disiplinore.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës