MENU
klinika

94 milionë euro për bujqësinë

Nisin nesër aplikimet për subvencione

29.11.2018 - 11:50

Nisin të premten aplikimet për fermerët dhe agrobizneset që duan të përfitojnë grante nga fondet e IPARD II. Thirrja e parë të do të përqendrohet në tre masa mbështetëse: në bujqësi, financim deri në 70% të vlerës, agropërpunim deri në 50% dhe zhvillim rural, mbështetje deri në 65% të vlerës së financimit.

Programi IPARD II do të ketë një vlerë totale prej 94 milionë eurosh, nga të cilat 71 milionë euro do të financohen nga Bashkimi Europian dhe 23 milionë euro nga qeveria shqiptare. Ky program do të zgjasë deri në vitin 2020.

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë  aplikimet  nga data 30 nëntor 2018 deri në datën 30 janar 2019.

Programi IPARD synon të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe sektorit të ushqimit. Ai do t’i ndihmojë fermat dhe bizneset të përmbushin standardet kombëtare dhe ato të BE-së mbi sigurinë e ushqimit, si dhe kërkesat veterinare dhe fitosanitare, në dobi të konsumatorëve vendorë dhe klientëve ndërkombëtarë.

Programi do t’u mundësojë gjithashtu produkteve shqiptare të hyjnë në tregjet e BE-së dhe t’i diversifikojnë aktivitetet ekonomike në zonat rurale të vendit duke çuar në një cilësi më të mirë të jetesës rurale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN