MENU
klinika

Detajet

Një zyrtar i Europol në Policinë shqiptare, Soreca: Hap i rëndësishëm kundër krimit

30.11.2018 - 15:59

Nga sot një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019, kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një status në “Twitter”, Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinëe Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.