MENU
klinika

Kush ja rrëmbeu zemrën?

Olsi i “Big Brother” shpall fejesën

03.11.2018 - 21:40

Olsi Klosi ka qenë një nga banorët më të diskutuar në “Big Brother 9”, sidomos për lidhjen e tij me Fiorentinën.

Por tashmë kur kanë kaluar kohë nga reality show, për Olsin jeta ka marrë tjetër rrjedhë. Fiorentina tashmë i përket të shkuarës, ndërsa ai së fundmi ka shpallur edhe fejesën me një tjetër vajzë.

Ish-banori i “Big Brother” ka publikuar vetë lajmin e fejesës së tij. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku mban dorën e vajzës që i ka vjedhur zemrën. Në gishtin e saj vihet re që shndrin unaza me gurë në formën e një pike loti. Një model i tillë unaze është kthyer në një trend kohët e fundit dhe është përdorur nga shumë personazhe të njohur, për rastin e fejesës.

“Ajo,”- shkruan Olsi krahas fotos. Ai ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e të fejuarës së tij për momentin. Prej kohësh ish banori ishte përfolur për një marrëdhënie me një vajzë brune, por nuk kishte bërë asgjë publike deri tani.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain