MENU
klinika

Deklarata

Paralajmërimi/ ‘Hashim Thaçi do ketë fatin e Gruevskit’

16.11.2018 - 16:23

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti i ka bërë thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit.

Ai kështu ka deklaruar në një konferencë për media, në të cilën ka thënë se Presidenti i Kosovës që është i vetëm, sipas tij duhet të mbetet i vetmuar.

“Në protestën e 29 shtatorit populli i Kosovës ka dëshmuar se nuk i nënshtrohet një njeriu”, ka shtuar Kurti.

Lideri i VV-së ka thënë se Thaçi do të shkojë drejt rrugës së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Para dy viteve e gjysmë pak kujt, në mos askujt, nuk ia mori mendja që fiton Trump dhe ngjan Brexit. Por, askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, ka theksuar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka propozuar alternativat me katër hapa, për bisedime dhe zgjedhje të qëndrueshme me Serbinë: Shqyrtimi dhe vlerësim i dialogut 6 vjeçar në mes Kosovës dhe Serbisë; Duhet të dimë çka duam dhe cilat janë qëllimet tona; Prezantimi i platformës me parime në mes Kosovës dhe Serbisë; Ekipi negociator me përbërje gjithëpërfshirëse dhe strategji të fuqishme.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë