MENU
klinika

Nga The Economist

Partia e Merkelit, “e etur” për ndryshim…

20.11.2018 - 17:04

Këtë muaj Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, tha se nuk do të jetë më udhëheqëse e Bashkimit Kristian Demokrat në dhjetor.

Merkel ka drejtuar partinë për 18 vjet, dhe Gjermaninë për 13. Vendimi i saj, i cili pasoi “rrënimin” e CDU në zgjedhje, ka elektrizuar politikën gjermane. “Koalicioni i madh” i partisë së Merkelit, me socialdemokratët (SPD), partneri i vogël, po kalon një krizë.

Nga dhjetëra kandidatë që mund të marrin përsipër udhëheqjen e CDU-së, tre janë të preferuarit e Merkelit, me në krye Annegret Kramp-Karrenbauer.

Por ajo po lufton për të hedhur poshtë etiketën  “mini-Merkel” që i është vendosur kohët e fundit. Jens Spahn, ministri i ri i shëndetësisë, fitoi disa mbështetës në CDU, me kundërshtimin e tij ndaj politikës së refugjatëve Merkel në 2015-2016, por nuk preferohet shumë nga pjesa tjetër.

Dallimet e dukshme mes kandidatëve e bëjnë garën intriguese.

Gjatë javëve të ardhshme, kandidatët do të mbajnë një sërë konferencash anembanë Gjermanisë, përpara se 1.001 delegatë të zgjedhin pasardhësin e Merkelit në një kongres të CDU-së në Hamburg në 7-8 dhjetor. Sondazhet favorizojnë Kramp-Karrenbauer.

Megjithatë, gara, zgjedhjet e para për udhëheqës në CDU për pothuajse gjysmë shekulli, është krejtësisht e paparashikueshme. Secili kandidat duhet të gjejë mënyrë për të qenë në krye të një partie që është “e etur” për ndryshim por nuk tregon ndonjë oreks të madh për riintegrimin politik.

Sapo të gjendet një lider i ri i partisë, vëmendja do t’i kthehet fatit të zonjës Merkel. Me votuesit gjermanë në një gjendje shpirtërore të paqëndrueshme, paralajmërohet një epokë e re pasigurie.

Vendimi i zonjës Merkel i ka rikthyer energjitë një partie që  ishte lodhur nga sundimi i saj i gjatë. Por duket se partinë e Merkelit, si dhe Gjermaninë e presin shumë sfida…

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Evropa do të humbasë shumë"

Rënia e Merkelit dhe e ardhmja e Evropës

Do të japë dorëheqjen

Fundi i epokës “Merkel” erdhi

Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Nga New York Times

Po tani që Merkel po ikën?