MENU
klinika

Vrasja e 35-vjeçarit

Pas Bularatit, nacionalistët grekë bllokojnë aksin kryesor

08.11.2018 - 16:16

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Protestuesit kanë shpalosur flamurin grek në mesin e rrugës dhe kanë bllokuar për pak minuta rrugën, duke penguar automjetet që duhej të kalonin andej.