MENU
klinika

Buxheti i SHISH

Pas dekretimit, Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë

06.11.2018 - 13:24

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, dekretoi ditën e sotme, pas një viti në detyrë, Helidon Bendon në krye të SHISH.

Pak orë nga dekretimi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, është paraqitur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të prezantuar projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.

Helidon Bendo është uruar për detyrën e re, në nisje të mbledhjes nga kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj.

meta dekreton helidon bendon ne krye te shish-konica.al
meta dekreton helidon bendon ne krye te shish-konica.al

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, vetë kreu i SHISH e ka kërkuar një gjë të tillë duke u shprehur se procesi është i klasifikuar.

Helidon Bendo u propozua rreth një vit më parë nga Kryeministri Rama, në vend të Visho Ajazi Likës, por presidenti Meta vendosi të shprehet vetëm sot me dekret për emërimin e tij në këtë post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN