MENU
klinika

Fuqia goditëse ndaj kriminalitetit

Pas Shkodrës, Lleshi takon strukturat e policisë së Durrësit

14.11.2018 - 17:33

Zëvendësministri i Brendshëm, i sapoemëruar, Sandër Lleshi, mësohet se do të zhvillojë sot një takim prezantues me strukturat e policisë së Durrësit.

Rritja e fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Durrësit, pritet të jetë fokusi dhe kryefjala e takimit.

Takimi me strukturat e policisë është paralajmëruar pa praninë e mediave.

Sander-Lleshi-konca.al
Sander-Lleshi-konca.al

Takimi vjen pas prezantimit të z. Lleshi në qarkun e policisë Shkodër.

Mësohet se Lleshi do t’i kërkojë vartësve në Durrës rritje të rezultateve të tyre të punës në luftën ndaj kriminalitetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN