MENU
klinika

Pranë BE

Pas takimit me Fleckeinstien, Meta: Reformat do çelin negociatat

09.11.2018 - 16:57

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një status në rrjetin social “Facebook” pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckeinstein.

Kreu i shtetit shqiptar shkruan mes tjerash se reformat e vërteta në fushë  e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Meta.