MENU
klinika

Sherr për Boden

Patozi i ‘mbyll’ gojën Berishës: Pasi të vrisni, të kërkoni llogari

29.11.2018 - 09:31

Kandidimi i Ridvan Bodes për një vend në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për ishKryeministrin Sali Berisha përbën një problem moral për aq kohë sa ai është një propozim i qeverisë.

Berisha vlerëson si një zgjedhje personale vendimin e Bodes për t’u larguar nga politika, por përmes shprehjes “për inat të sime vjehrre do shkoj të fle më mullixhiun’, thekson se pranimi i një kandidature nga PS-ja nuk mund të pranohet nga PD-ja.

Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij, është larguar nga politika. Kështu e shikoj unë vendimin e tij. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë. Nuk mund të themi se ‘për inat të sime vjehrre do shkoj të fle më mullixhiun’. Nuk mund të themi këtë, pasi ia ka marrë një vendim, është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord, në rregull nuk mund të them gjë”, u shpreh Berisha.

Por kundër qëndrimit të Berishës në këtë rast është shprehur ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi. Duke iu referuar qëndrimit të Berishës se kandidimi i Bodes për në Bankën e Shqipërisë përbën “një problem moral”, Patozi i kujton ish-Kryeministrit zgjedhjen e Lulzim Bashës për të arritur një marrëveshje me Edi Ramën, më 18 maj.

Sipas Patozit, asnjë justifikim nuk ka për kreun e PD-së që në marrëveshje me qeverinë mori disa drejtori të rëndësishme, nga të cilët mund të merrje vetëm lekë dhe që Basha nuk i dorëzoi edhe pasi humbi zgjedhjet.

Në qoftë se vendimi i Ridvan Bodes për t’u larguar nga politika dhe për të parë hallet e veta paska një problem moral, unë nuk di se çfarë emri mund të gjendet për pazarin e pistë të Lulzim Bashës me Edi Ramën, më 18 maj. Sepse për të gjitha mund të kërkohej një argument, por për marrjen prej tij të atyre drejtorive me lekë, të cilat nuk i lëshonte edhe pasi i humbi si derri zgjedhjet, nuk kam dëgjuar ende dikë që të ketë nxjerrë ndonjë justifikim. Mbase do të dalë nesër, ku i dihet”, shkruan Patozi.

Ish-deputeti i PDsë thekson se vetëm në Shqipëri mund të të kërkojnë llogari pasi të vrasin.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë akoma që, edhe pasi të vrasin me gjakftohtësi, të të kërkojnë llogari se përse nuk u kërkon leje ekzekutorëve se si ta organizosh funeralin”, përfundon reagimin e tij ish-nënkryetari i PD-së.

Kjo është edhe përplasja e parë publike e ish-zyrtarëve të lartë me ish-Kryeministrin Berisha. Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Patozi dhe ish-funksionarë të lartë në PD kërkuan nga ish-Kryeministri Berisha të mbante një qëndrim publik lidhur me vendimmarrjet e kreut të PD-së dhe zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për drejtimin e partisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës