MENU
klinika

Nuk mund të mungonte

“Pavarësia”, urimi special nga Dua Lipa

28.11.2018 - 19:31

Një urim i veçantë nuk mund të mungonte në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë as nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila gjithmonë ka folur për origjinën e saj.

Dua Lipa, Lorik Cana

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka postuar foto me flamur duke shkruar: Urime ditën e flamurit me shumë dashuri.

Fotot me flamur janë shkrepur gjatë një koncerti në Prishtinë, gjatë kohës kur në skenë performonte reperi i njohur (gjithashtu shqiptar) G4ashi.

Për të mbështetur kolegun, Dua këndoi dhe e shoqëroi me flamur kuqezi e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga i dashuri i saj Isaac Carew.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN