MENU
klinika

Rikthimi në Kuvend

PD kthehet në Kuvend? Basha mbledh grupin parlamentar

20.11.2018 - 09:50

Partia Demokratike me sa duket po vjen me një strategji të re.

Që pas bojkotimi të punimeve në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator ku pavarësisht thirrjeve të maxhorancës, që opozita të ishte e pranishme në Kuvend kjo e fundit refuzonte, raportohet se sot në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e grupit parlamentar, ndërsa në 10:30 grupi parlamentar i PD-së.

Po ashtu mësohet se në qendër të diskutimeve do të jetë fakti se çfarë do të vendoset për marrëdhëniet me parlamentin, nëse PD do të kthehet në seancë si dhe zgjedhjet lokale. Këto të fundit kujtojmë se janë caktuar më 30 qershor.

Të enjten e kaluar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e diskutimeve në Kuvend, pasi do të diskutohet buxheti për 2019-ën.