MENU
klinika

Reagon Doda

PDIU: Kacifas, turpi i Bularatit. Terroristët nuk nderohen

08.11.2018 - 18:21

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Mesila Doda, ka reaguar për varrimin që iu bë minoritarit grek, Kostandin Kacifas, i cili u vra pas një dyluftimi me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Sipas saj edhe pse nuk flitet keq për të vdekurin, terroristi nuk duhet nderuar. Doda shkruan se “Kacifas ishte turpi i Bularatit dhe i minoritareve shqiptare”.

Ne shqiptaret e kemi zakon qe nuk flasim keq per te vdekurit e duke ju permbajtur ketij kodi kam heshtur deri me tani. Po qe per nje terrorist na shkulen deputete e na tregojne nderimin per terroristin kjo eshte e tepert. Kocifas nuk eshte heroi i Bularatit, eshte turpi i tyre dhe i minoritareve shqiptare qe mori armen e doli ne mes te fshatit duke shtene.  Ekstremizmi nuk nderohet, denohet. E mos e harroni, sa kohe do kete varreza te ushtareve greke do kete edhe provokime te forcave te erreta  paramilitare greke ne jug te vendit,” shkruan Doda.