12.11.2018 - 10:40
Në fshatin Katund i Ri në Elbasan, banesa e shtetasit me iniciale I.L, 77 vjeç, është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Në përpjekje për ta shuar zjarrin, 77 vjeçari ka pësuar djegie të lehta dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku fillimisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.