MENU
klinika

Vrasja e Ibrahim Bashës

Përfundon ankimimi i 19 të akuzuarve të vrasjes në Lazarat

06.11.2018 - 13:46

Shqyrtimi i ankimimit për 9 të akuzuarit për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në qershorin e 2015-ës  në Lazarat, ka përfunduar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Në dosjen ‘Lazarati 2’ Gjykata e Apelit ka vendosur që seancën për shpalljen e vendimit ta japë në 20 nëntor.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia.

Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.

vrasja e ibrahim bashës-konica.al
vrasja e ibrahim bashës-konica.al

Pretenca e Prokurorisë për grupin që vrau efektivin e FNSH në Lazarat në vitin 2015:

Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë
Xhulio Malo 10 vite
Albion Aliko 17.6 vite
Elson Kazma 17.6 vite
Klodian Selimi 5 vite

Oltion Proko 9 vite
Dervish Çoko 18 vite
Rohan Hirja 18 vite
Iliaz Xhaferaj 18 vite

Vrasja e Ibrahim Bashës:

“Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.

Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos.

Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.”