MENU
klinika

Rama apo Basha?

Përplasje për Pedonalen/ Zhupa e Pango replikojnë njëri-tjetrin

04.11.2018 - 19:27

Ish-ministri i Kulturës në kohën e qeverisë Berisha dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa janë përplasur në facebook, në lidhje me projektin e ndërtimit të pedonales.

Pedonalja pritet që me projektin e ri të bashkisë të kthehet në rrugë për makina.

Ka qenë fillimisht, zëdhënësja e PD, e cila në një status në Facebook thotë se pedonalja e parë u ndërtua me fondet e BE, si një projekt i bashkisë kur kryetar ishte Lulzim Basha.

“Pedonalja e parë e qytetit u ndërtua me fondet e Bashkimit Europian, si një projekt i bashkisë së Lulzim Bashës me rreth 2 milionë euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha”, shkruan Zhupa.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ylli Pangos, i cili sqaron se projekti ka qenë i ministrisë së Kulturës, kur ai drejtonte këtë institucion dhe kryetar bashkie ishte Edi Rama.

“Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha. Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.

Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës, nuk e bëra une, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe une si Minister.

Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten”, sqaron Pango.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN