MENU
klinika

Humbi gishtat

Policja e plagosur/ Rama: Nesër në Stamboll për operacion

22.11.2018 - 22:08

Protesta e banorëve të Unazës së Re para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, si pasojë e dhunës la disa shtetas të plagosur.

Ndër to, ishte dhe efekivja Ina Nuka, e cila humbi dy gishtërinjtë si pasojë e një kapsolle që i ra në duar.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar duke e konsideruar këtë ngjarje si “kalimi i vijës së kuqe”.

Këto ishin fjalët e para nga kryeministri Edi Rama pas vizitës që u bëri efektivëve të lënduar pasditen e sotme në Spitalin e Traumës.

Një vëmendje të veçantë nga kreu i qeverisë mori edhe Ina Nuka, policja 24-vjeçare e Forcave Shqiponja që sot humbi gishtat pas plasjes së një kapsolli në duar.

ina nuku-konica.al
ina nuku-konica.al

Në një status në Instagram, Rama bën me dije se Ina do t’i nënshtrohet një operacioni më të gjatë e të vështirë në Stamboll, ku do niset nesër.

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të.

Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim.

Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër.

Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje basketbolli.

Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty,” tha Rama.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër