MENU
klinika

Koncesionari rrezikon gjobë

Porti i Durrësit, monopol në shkarkimin e mallrave

11.11.2018 - 10:39

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim për tregun e ngarkim-shkarkimit të mallrave në Portin e Durrësit. Shërbimi i ngarkim-shkarkimit për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit është monopol i ndërmarrjes koncesionare EMS-Albanian Port Operator.

Me anë të një vendimi, Autoriteti i kërkon kësaj ndërmarrjeje, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj në tregun përkatës të aplikojë kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

Ndërmarrjes i kërkohet që në lidhjen e kontratave me palët e tjera të mos vendosë detyrime shtesë, të cilat për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë. Mënyra e përpunimit të anijeve të kryhet sipas parimit “kush hyn i pari, shërbehet i pari”.

Kompania duhet të të respektojë të drejtën e barazisë për përdoruesit e portit dhe t’u ofrojë shërbimet e saj të gjitha ndërmarrjeve me të njëjtat kushte teknike dhe financiare.

Në rast të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, ndërmarrja EMS-Albanian Port Operator do të ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Kategoritë që përfitojnë dhe kur pritet të hyjë në fuqi vendimi

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të kenë rritje page me 30%

Analiza nga "Deutsche Welle": Çështje kohe dhe parash

A mundet Evropa të sigurojë lëndët e para të veta kritike?

“Është 4 herë më i lartë se niveli minimal”

Shoqata e Prodhuese të Birrave kërkon shfuqizimin e ligjit për akcizën