MENU
klinika

Detajet

PPP-të/ Ahmetaj: Shërbim për qytetarët

15.11.2018 - 10:55

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se Partneriteti Publik Privat (PPP) nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj qytetarit.

Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, Ahmetaj u shpreh se PPP është shërbim ndaj qytetarit dhe se çdo procedurë është bërë transparente nga qeveria.

Ministri tha se rrugët që po ndërtohen, ku përmendi atë të Arbrit, janë dhënë me koncesion, pasi për një shërbim të tillë, sipas tij, njerëzit nuk duhet të presin edhe 20 vjet.

“Do prek një çështje që opozita e ka për qef, çështja e PPP, partneriteti publik privat. Janë të gjitha transparente në procedurë projektet. Kjo do të bëhet gjithnjë në sytë e publikut.

arben ahmetaj buxheti 2019-konica.al
arben ahmetaj buxheti 2019-konica.al

Dje opozita iu referua një çështje për koncesionet, që tha rëndojnë mbi qytetarët

Rruga e Arbrit, me koncesion që kushton 240 mln euro. Pse duhej të bëhej tani kjo rrugë, dhe jo pas 20 viteve. Ajo rrugë duhej të bëhej tani edhe pse buxheti nuk kishte mundësi ta bënte dhe prandaj hyn në PPP, procedurë totalisht transparente. Kjo bën të mundur që dibranët të mos presin 20 vite për rrugën. Pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që s’doni t’ju bëhet rruga? Se s’ju dhanë votën? S’jua dhanë se nuk e meritoni. Pse doni t’i bëni të vuajnë?

Ju s’doni as të marrin shërbim ashtu siç e marrin, falas sot. Se dikur ishte me 80 mijë lekë. Pse nuk doni që të sterilizohen pajisjet mjekësore, por të infektohen pacientët? Pse nuk doni që të bëhet check-up falas? Pse s’doni që të pastrohet Tirana? Çfarë keni me popullin e Vlorës që s’doni të bashkohet me Himarën?

Ju doni koncesionet e pullave fiskale, ato të skanimit? E dini që jemi i vetmi vend në Europë që e bën. Rrugë me koncesione bën e gjithë bota. Vendi pararojë me skanim, biznesit i kushton 22 mln euro, buxhetit i kushton 19 mln dollarë. Këta flasin për PPP. Ne kemi bërë gjithë ato rrugë, dializë, check-up, inceneratorët për plehrat. Apo doni që qytetarët të mbyten? Janë shërbime publike. Rruga e Arbrit është me PPP. Do bëhet patjetër për qytetarët,” tha Ahmetaj.