MENU
klinika

E pa menduar?!

Princi Harry rrezikon pasurinë nga Meghan

21.11.2018 - 20:42

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes sërish. Pas dasmës ku u shpenzuan miliona, duket se shpenzime të tjera e presin çiftin e ri. Ata tani përballen me rrezikun e një tatimi, i cili mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë.

Meghan, Harry

Duke qenë se ish-aktorja është shtetase amerikane, ajo duhet që të paguajë taksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo vetëm kaq, por zyrtarët amerikanë janë duke ‘u kujdesur’ që ky detyrim të mund të prek dhe persona të tjerë prej të cilëve burojnë paratë e Meghan. E kur flasim për të tjerë i pari në listë është pa diskutim Harry, bashkëshorti i saj.

Konkretizuar në vlera, shteti amerikan mund të ketë të drejta mbi 5 milionë dollarët e Meghanit, por nga ana tjetër dhe të Harry-t, ku përfshihet dhe fondi i përvitshëm prej 300,000 paund i tij.

Meghan, Harry

Në kohërat e sotme kur bëhet fjalë për para, gjithmonë ka ‘reflektim’ në çift, por padyshim nuk është rasti i tyre, të cilët tashmë provuan se shkuan në altar falë dashurisë që kishin ndaj njëri-tjetrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN