MENU
klinika

Rreziku i reshjeve

Priten përmbytje në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

19.11.2018 - 17:03

Dita e nesërme rikthen reshjet intensive në shumicën e qarqeve ne vend.

IGJEUM bën me dije se dy qarqe janë në rrezik për përmbytje për shkak të prurjeve që pritet të sjellin përrenjtë dhe lumenjtë.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”– paralajmëron IGJEUM.

moti-shi-konica.al
moti-shi-konica.al

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve.

Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.