MENU
klinika

"Buxheti i Bujqësisë"

Programi 100 Fshatrat/ Rama: Dyfishuam eksportet ushqimore

13.11.2018 - 17:46

Kryeministri Edi Rama, ka nisur fushatën e tij për programin “100 Fshatrat”, ku ka qenë i pranishëm ishte në fshatin Ibë të Tiranës.

Nga Iba, Rama foli dhe për Buxhetin e Bujqësisë.

Ai tha se që kur PS mori qeverinë në dorë, janë dyfishuar eksportet bujqësore dhe se për herë të parë këtë vit importet ushqimore nuk janë rritur.

Së shpejti, tha Kryeministri do të nisë materializmi konkret i programit “100 Fshatrat”.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se qeveria është në një betejë frontale me shkelësit për të garantuar siguri të plotë ushqimore për konsumatorët.

rama dhe qytetaret-konica.al
rama dhe qytetaret-konica.al

“Kur ne filluam punën, ne kemi dyfishuar eksportet bujqësore. Është një shifër që flet qartë për ata cinikët që nuk e dinë fare se ça ndodh në hapësirën e fshatit shqiptar.

Për herë të parë këtë vit, importet ushqimore nuk janë rritur. Kjo tregon se prodhimi vendas po rritet dhe po mbulon çdo vit e mëshumë nevojën për ushqime.

Së dyti, vitin që vjen do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë se sa vitet e qeverisë së mëparshme të marrë sëbashku.

Flas për mbështetjen e drejtëpërdrejtë për fermerët, sepse falë punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë, dhe besueshmërisë që i kemi dhënë insititucionit të zhvillimit bujqësore, morëm akreditimin nga BE dhe çelim një program të ri mbështetës për fermerët.

Është për të dytin vit radhazi që i kalon 20 milionë euro. Kemi realizuar një lehtësim shumë të konsiderueshëm të procesit të apliktimeve, duke kaluar në 0 dokumenta për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga skemat mbështetëse dhe duke i kërkuar dokumentat pasi propozimi shpallet fitues.

Së katërti po shohim një ndryshim të madh në industrinë e peshkimit.

Kjo industri është rritur me 34% dhe objektivi është që impakti i kësaj industrie në 3-4 vitet që vijnë, të jetë i barabartë me impaktin e eksporteve bujqësore. Hapësirë komplet e re për rritjen e punësimit. Ne do të vijojmë të investojmë për ujitjen, kullimin, mbrojtjen nga përmbytjet.

Po zhvillohet një punë intensive e FA me Bashkinë e Fierit për parandalimin e përmbytjeve nga lumi Vjosa. Kemi një bashkëpunim me Republikën e Turqisë që presim të kemi rezultate të mëdha përfundimtare.

Jo gjithçka parandalohet. Këtë vit fillon materializimi konkret i programit 100 Fshatrat. Po diskutojmë për të paraprirë edhe këtu financime europiane dhe të përfshijmë pushtetin vendor.

Është folur më shumë se asnjëherë për sigurinë ushqimore. Ata që ishin mësuar t’ia hidhnin konsumatorit, janë vënë në alarm.

Jemi në betejë frontale për të pasur siguri të plotë ushqimore. Ka akoma evidentim të shkeljeve. Por prej 1 viti ka luftë të vërtetë në terren,” tha Rama.