MENU
klinika

Reagimi ndaj konferencës

Prokuroria mbylli hetimet/ Vasili sulmon Tahirin për drogën

01.11.2018 - 18:28

Pas deklaratës së ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me pafajsinë e tij e provuar nga Prokuroria e Katanias ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Vasili përgjigjet ashpër ndaj Tahirit, teksa me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili akuzoi Tahirin si shkaktar të mbledhjes së hashashit në vend.

Mes ironisë Vasili tha se ‘moral moçali foli. Sorra u përpoq të zbardhej duke u bere sterrë e zezë edhe me shume’.

Petrit-Vasili-konica.al
Petrit-Vasili-konica.al

REAGIMI I VASILIT:

“Kryerruspia e drogës që do të fshihet si struci me menderen perjashta.

Rruspija u foli sot rilindasve në emër të përgjimeve erotike dhe te droges te horrave me te cilet bashkeqeverisi nga ai me i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark.

Ai qe qelbi Shqipërinë me droge, ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral.

Moral mocali foli.

Sorra e perpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zezē edhe me shume.

Shitje e aksioneve te policise te trafikantet dhe tradhetimi i punes se sherbimeve mike, makina, jahte, miliona euro neper makina dhe shtetin ne dispozicion te maskarenjve te droges,keto bema te sorres se zeze i di Shqiperia ane e mbane dhe s’ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa.

Ketij hesapi te palare me shqiptaret nuk i shpeton dot sikur te beje edhe si rruspije edhe si çingije.”