MENU
klinika

Detajet

Protesta e banorëve të Astirit, ‘blindohet’ Parlamenti

22.11.2018 - 10:29

Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë për banesat e tyre, të cilat janë piketuar për t’u prishur nga projekti i “Unazës së Madhe”.

20 forca të FNSH-së kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta.

Gjithashtu situata do të monitorohet nga kreu i policisë së Tiranës dhe dy nëndrejtorët e këtij institucioni.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës” .