Pasi vizitoi të plagosurit në spital kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias, ndërsa e konsideroi anormale gjithë sa ndodhi paraditen e sotme.
“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetë 24-vjec me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia’ u shpreh Rama.
“Një parti që merr persipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit.
Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” -Vijoi kreu i qeverisë ndërsa përsëriti edhe një herë prerë se për banorët te unaza e re që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët tha Rama të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë”.