MENU
klinika

'Unaza e Re'

Procedohet nga policia Basha dhe 14 deputetë tjerë të PD-së

25.11.2018 - 18:55

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën tek Unaza e Re në datën 23 nëntor.

Mësohet se përveç kreut të PD janë proceduar penalisht edhe deputetët demokratë Ervin Salianji e Klevis Balliu.

lulzim basha-konica.al
lulzim basha-konica.al

Burime nga policia bëjnë me dije, se ndaj të proceduarave rëndon akuza për tre vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”– thuhet në njoftimin e policisë.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri