MENU
klinika

Detajet

Protesta te ‘Unaza e Re’, bllokohet rruga nga banorët

09.11.2018 - 08:32

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën duke deklaruar se nuk do lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Me pankarta në duar banorët kanë zënë të dyja anët e Unazës së Re, e për këtë arsye është bllokuar totalisht qarkullimi siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Konica.al.  Në vend kanë shkuar forcat e policisë.

Prej disa ditësh banorët po protestojnë për të kundërshtuar prishjen e banesave duke kërkuar dhe bisedime me qeverinë.

Banorët shprehen se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

Video 

“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët