MENU
klinika

Detajet

Putin uron Metën në ditën e Flamurit: Bashkëpunimi në interes të popujve tanë e Evropës

28.11.2018 - 14:14

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka përcjellë një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.

Në mesazhin e urimit presidenti shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Letra

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018