Rezidenca luksoze e familjes Beckham është vënë në shënjestër nga grabitësit për herë të dytë në një muaj.
Çifti nuk ishte në shtëpi kur një burrë u ndoq nga shtatë roje sigurie dhe dy qentë sulmues në orët e para të 14 nëntorit.
Çifti Beckham ka mbetur i shokuar pasi është vënë në dijeni për tentativën për grabitje për herë të dytë në rezidencën e tyre. Përpjekja e fundit për tentativë ndodhi më 19 tetor kur çifti po udhëtonte për në Australi.
Të dy rastet besohet të jenë puna e një bande që duket se po synon shtëpinë e tyre luksoze prej 6 milionë paund kur çifti ishte larg.
Agresorët kanë dalë huq duke qenë se në ambientet e shtëpisë ishte shtuar staf i sigurisë, disa pajisje moderne sigurie si dhe dy qen të stërvitur për mbikëqyrje. Policia është shprehur se janë vënë në hetim të disa personave të dyshuar që po vërtiteshin rreth shtëpisë rreth orës 06:15, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.