03.11.2018 - 10:31
Qeveria i ka miratuar draft-ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë dhe i ka dërguar në Kuvend, ndërsa nga atje kanë caktuar seancë me datë 1 dhjetor.
Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë kanë deklaruar se verifikimi i draft-ndryshimeve do t’u dërgohet të gjithë deputetëve.
Kryeministri Zoran Zaev, nëpërmjet një konference për media ka publikuar ndryshimet kushtetuese, ku shpreson se të gjithë deputetët do të lëvizin dhe do të mbajnë përgjegjësinë e dhënë nga qytetarët.
Edhe deputetët e pavarur nga grupi i VMRO-DPMNE-së deklaruan se propozimet e tyre janë përfshirë në draft-ndryshimet. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Post referendumi në Maqedoni
“Kemi votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese”
Merkel në Shkup