MENU
klinika

Vizat për Kosovën

‘Qytetarëve të Kosovës t’u jepet liberalizimi i vizave’

11.11.2018 - 09:55

Eurodeputeti gjerman dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Evropian, Knut Fleckenstein, ka folur për dhjetë shtetet të cilat thuhet se nuk do të votojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se diskutimi mes Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Evropës ka filluar, derisa ka shtuar se ai është i bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë që të lëvizin lirshëm.

Nuk e kam llogaritur se sa vende janë kundër. Diskutimi midis Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit ka filluar tani. Le të presim që të shohim se cili është rezultati. Unë jam shumë i bindur se qytetarët e Kosovë e meritojnë liberalizmin. Ata e meritojnë atë jo vetëm që nga sot, por edhe në të kaluarën. Ata kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre dhe tash na takon neve që të jemi të besueshëm”, ka thënë Fleckenstein.

Sipas tij, BE nuk duhet të shikoj zgjedhjet, por duhet të vazhdojë punën.

Sigurisht që nuk mund të garantoj për secilin shtet të Bashkimit Evropian, por nuk duhet që gjithmonë t’i shikojmë sondazhet dhe zgjedhjet, ne duhet ta vazhdojmë punën tonë”, tha ai. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’


"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit