MENU
klinika

Formula 1

Raikkonen: Të dënohen pilotët “kamikazë”

07.11.2018 - 14:45

Një pilot që garon nga viti 2001, kampion në vitin 2007, me 21 fitore në karrierën e tij në pista të ndryshme, e fundit në Amerikë me Ferrarin këtë vit, por Kimi Raikkonen vazhdon të garojë edhe në moshën 39 vjecare në Formula 1.

Por finlandezi me përvojë shumë të madhe, përpara se të largohet nga Ferrari (mbeten edhe 2 gara), kërkon nga drejtuesit e Formula 1 më shumë siguri në pistë, duke penalizuar në maksimum pilotët “kamikazë”, që për të qenë në qendër të vëmendjes, të përplasin.

Është e rëndësishme që të rishihet i gjithë sistemi aktual i penalitetit të pilotëve që shkaktojnë gabime apo aksidente në garë. Shpesh ato nuk janë të njëjta nga një garë në tjetrën, duket sikur merren rastësisht”, – u shpreh Kimi Raikkonen, që kërkon një uniformitet dhe masa më të rrepta në të ardhmen në Formula 1.

raikkonen kimi ferrari
raikkonen kimi ferrari

Piloti finlandez i Ferrarit kërkon dënime më të ashpra nga komisarët e pistës, kur thotë: “Nëse ata do të ishin më të ashpër në vendimet e tyre në disa gara, nuk do të kishim nevojë për një sistem kaq kompleks. Mjafton vetëm që të jemi të ashpër atëherë kur duhet dhe jo të japim penalitete të vogla herë pas here”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN