Kryeministri Edi Rama ka përmendur përsëri rëndësinë e adresimit të shqetësimeve drejt platformës për Bashkë qeverisjen.
Ai pohoi sërish se është rritur numri i qytetarëve që përcjellin shqetësimet e tyre në platformë.
Teksa prezantoi rastet e zgjidhura, shefi i qeverisë theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të ushtruara, që sipas tij, kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj qytetarëve.
“Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, por janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin”, tha fillimisht Rama.
Gjaë bashkëbisedimeve, disa qytetarë shprehen se kanë gjetur zgjidhjen në platformë:
“Unë kam ndërtuar një shtëpi në tokën private në 1997, deklarimi është bërë dy herë në vitin 2000 dhe 2005. Tani skam çtë them më tepër, sepse problemi është i qartë.
Dua të falënderoj edhe stafin e platformës, të cilët janë tepër korrekt në përcjelljen dhe zgjidhjen e problemeve”, tha qytetari.
Rama deklaroi mes tjerash se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratën shtetërore.
“13 vite të humbura që të mori 10 ditë për t’u kryer, por më vjen mirë të informojë publikun që na ndjek pasi vihet re një rritje e rasteve të zgjidhur dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë.
Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, shto Rama.