MENU
klinika

Deklarata

Rama-investitorëve: S’jemi provincë e botës, as mos e merrni mundimin nëse…

27.11.2018 - 10:51

Kryeministri Edi Rama  tha se këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm për numrin e turistëve por dhe të ardhura dhe rritje të punësimit. Në Konferencën e investitorëve të turizmit, Rama tha se sot do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.

“Është një fazë e ndërmjetme delikate me sfida reale dhe komplekse dhe patjetër edhe me kërcënime serioze që duhen marrë shumë seriozisht në konsideratë. Këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik dhe jo thjesht në çështje numrash për sa i përket 6 mln turistëve dhe mbi 2 mln euro të ardhurave nga turizmi si dhe rritjen më të lartë të punësimit në këtë sektor por për sa i përket intensifikimit të interesit të aktorëve të mëdhenj në këtë fushë dhe afrimit të markave të njohura globale të turizmit që deri dje as nuk mund të imagjinohej që mund të ishin mes nesh. Sot firmosen disa marrëveshje të një rëndësie shumë të madhe strategjike për imazhin e Shqipërisë turistike, përtej asaj që do sjellin në ekonominë e turizmit marka të kësaj rëndësie dhe këtij niveli ndërkombëtar, janë hotele që ne do të kishim dëshiruar t’i kishim në Shqipëri kohë më parë. I kemi parë gjithmonë në vendet fqinje dhe e kishim ëndërruar këtë ditë”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se jemi në fazën e realizimit të këtij kapërcimi të madh mes një turizmi të inercisë, një turizmi të ndërtuar mbi atë çfarë në ka dhënë Zoti, nisma kaotike, pa vizion afatgjatë që më shumë e kanë dëmtuar se sa ndihmuar rritjen e kësaj industrie.

“Në 2017 janë dhënë leje për ndërtim hotelesh më shumë se sa në 4 vite të mëparshme të marra së bashku dhe sipërfaqja totale e metrave katrorë hoteleri që do të krijohet nga lejet e dhëna në 2017 është një sipërfaqe më e madhe se sa sipërfaqja e ndërtuar për hotele në 10 vite më parë. Vitin e ardhshëm 5-fishim të kërkesave. Të dhënat e INSTAT flasin për një rritje edhe më të madhe në 2018…”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ai gjithashtu tha se termi fshat turistik do fshihet nga fjalori. “Është si të hash sot çfarë ke në frigorifer dhe të ngelesh në uri në ditët e ardhshme. Resortet patjetër që do jenë mikse. Do ketë hoteleri dhe akomodim në pjesën për vila individuale, por lejet e zhvillimit do zbardhen në dy faza, do bësh njëherë hotelin pastaj do marrësh lejen për të ndërtuar vila.

Nuk jemi në një provincë për sa i përket turizmit, jemi një nga qendrat. Nuk janë ata më budallenj dhe ne më të zgjuar se ta që për 20 e kusur vite kemi marrë themelet e asaj që duhet të kishte industria për t’i kthyer në mëhalla.

Brandet e njohura për të cilat kemi krijuar një legjislacion, nuk mjaftojnë sepse duhet që në të gjithë vijën horizontale të zhvillimit t’u qëndrojmë besnikë disa parimeve themelore. Nuk mund të shkojmë në disa drejtime që janë drejtimet e të tjerëve. Duhet të kemi fizionominë tonë. Të bazohemi tek ekselenca në mikpritje.
Përqindja më e madhe e turistëve janë të tërhequr nga historia, trashëgimia, e veçanta e këtij vendi”, tha Rama.

“Historia që hapim themele i shesim në themel i marrim me këste dhe pastaj hoteli mbetet në letër, ngremë kantierin dhe ikim e pas lëmë mëhallë njerëzish që kanë lekë më shumë dhe e përdorin atë 15 ditë në vit, dhe ajo pasuri mbetet e vdekur është histori që duhet të marrë fund. Kështu që as mos e merrni mundimin të vini me albume fshatrash turistike bazuar të shitja e metrave katrorë dhe të pashë dhe ika. Duam projekte që i përgjigjen ambicjes sonë për një turizëm të qendrueshëm”- tha ai më tej.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!